Zjarri përfshin qafën e Llogarasë, Ministria e Mbrojtjes: Qytetarët të shmangin qarkullimin në këtë rrugë
Ministria e Mbrojtjes u është drejtuar qytetarëve duke u kërkuar të shmangin qarkullimin në qafën e Llogarasë pas situatës së krijuar nga zjarri në këtë zonë.
Si pasojë e zjarrit që ka djegur një sipërfaqe me shkurre e barishte është shkaktuar tym, i cili mund të vështirësojë qarkullimin e mjeteve.
Sipas ministrisë forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave janë ende duke punuar për të vënë në kontroll situatën.
“Për shkak të situatës së krijuar nga zjarri i rënë në qafën e Llogarasë, në një sipërfaqe me shkurre e barishte dhe që ka shkaktuar tym, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin kalimin në këtë rrugë. Forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave janë duke punuar për të vënë në kontroll situatën. U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ndjekin udhëzimet e Policisë së Shtetit dhe emergjencave civile për lëvizjen e tyre, në mënyrë që të lejohen mjetet dhe efektivët të punojnë për shuarjen e zjarrit”.
Lajmet Zjarri përfshin qafën e Llogarasë, Ministria e Mbrojtjes: Qytetarët të shmangin qarkullimin në këtë rrugë >> Rahoveci INFO.