Vërtetohet aktvendimi i Themelores për tre të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjsk

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesat e tre të dyshuarve për sulm terrorist në Banjskë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore për vazhdimin e paraburgimit.

Themelorja kishte marrë vendim, me të cilin aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale (PSRK), ashtu që ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe nga dy muaj (secilit veç e veç) tre të dyshuarve Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, për sulmim terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

Ndërkaq, Gjykata e Apelit me aktvendimin PN.1.S.nr.137/2024, të datës 04.07.2024, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve V.T, av. Milos Delevic, B.S, av. Ljubomir Pantovic dhe D.M, av. Jovana Filipoviq, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PPPS.nr.44/2023, të datës 21.06.2024, e ka vërtetuar.

Apeli ka shpjeguar arsyet se pse është refuzuar ankesa e mbrojtjes dhe vërtetuar aktvendimi i shkallës së parë.

“Në rastin konkret kolegji i gjykatës së shkallës së dytë, ka vlerësuar se me lënien e të pandehurve në liri, do të ekzistojë rreziku që të njëjtit të përsërisin veprat penale, të kryejnë vepra të tjera penale, të ndikojnë tek dëshmitarët apo të largohen nga Republika e Kosovës, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale për veprat për të cilat janë duke u hetuar, andaj kolegji në fjalë, nuk ka gjetur bazë të arsyeshme në raport me rrethanat konkrete që të caktoj ndonjë masë më të butë, ngase asnjë nga masat më të buta nuk eliminonin rrezikun real për këto baza të veçanta”, thuhet në vendimin e Apelit.

Përgjegjësinë për këtë sulm e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kosova e fajësoi Serbinë për sulmin, e cila e mohoi çdo përfshirje, por e ka lënë të lirë Radoiçiqin prej atëherë, me kusht që të mos udhëtojë drejt Kosovës.

“Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë”, shkroi Sveçla të premten në Facebook.

Më 7 dhjetor 2023, ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, tha se organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, ka lëshuar fletarrestim për Radoiçiqin, në lidhje me sulmin në Banjskë. Ai theksoi se fletarrestimi është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Meqë Kosova nuk është anëtare e INTERPOL-it, fletarrestimet ndërkombëtare lëshohen në këtë mënyrë.INTERPOL-i i tha REL në dhjetor se nuk komenton për rastet ose individët specifikë.

Nga kjo agjenci sqaruan se, me kërkesë të vendeve anëtare dhe pas verifikimit të pajtueshmërisë, ata lëshojnë të ashtuquajtura “njoftime të kuqe”.

“Njoftimi i kuq” i alarmon policitë në gjithë botën për të arratisurit që kërkohen ndërkombëtarisht dhe ndihmon në sjelljen e tyre para drejtësisë. Megjithatë, është në kompetencën e vendeve anëtare të INTERPOL-it për të vendosur nëse do të arrestojnë një person ose jo.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 8 shkurt kërkuan Serbisë të mbajë përgjegjës të përfshirët në sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Lajmet Vërtetohet aktvendimi i Themelores për tre të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjsk >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>