Mashtrimi me mikrokreditë, reagon ministri i Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha të enjten se 11 përmbaruesit privatë, të cilët rezultuan të përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë u është hequr licenca dhe janë kallëzuar pranë prokurorisë.

Duke folur në parlament ministri Manja tha se kallëzimi i parë për shkelje nga përmbaruesit rezulton në vitin 2020, ndërsa monitorime dhe kontrolle janë kryer çdo vit, duke vijuar deri në ditën e sotme.

“Pothuajse i është nënshtruar kontrollit e gjithë trupa e përmbarimit privat, 11 licenca të hequra, licenca të atyre përmbaruesve që kanë shkelur ligjin në rastin konkret, që në gjykimin tonë si Ministri e Drejtësisë, kanë kryer shkelje të ligjit penal”, tha Manja.

“Më 31 maj 2024, 11 përmbarues privatë të cilëve iu hoq licenca, përfshirë dhe noterë të caktuar, institucione mikrokrediti, vendime të cilat i kanë ekzekutuar këto përmbarues, janë në ndjekje penale nga prokuroria. Në këtë pikë Ministrisë së Drejtësisë i takon vetëm një gjë, të bashkëpunojnë ngushtësisht me hetimin penal për ti shkuar deri në fund kësaj të vërtete”, tha Manja.

Deklarata e zotit Manja erdhi ndërsa një ditë më parë një 63 vjeçar ndërroi jetë pasi piu fostoksinë para SPAK, për shkak të kalvarit si viktimë e skemës së mashtrimit financiar me mikrokreditë.

I ndjeri Pal Trashaj kërkonte që SPAK të merrte përsipër çështjen e grabitjes ndaj tij nga ata që i quante bandë hajdutësh.

Opozita reagoi ashpër. “Një qytetar është vetëvrarë për mosveprim të institucioneve” tha kreu i grupit parlamentar të PD Gazmend Bardhi. “Janë mijëra qytetarë që kanë rënë pre e abuzimeve dhe i vetmi autoritet i ngarkuar që mund të ndalte subjektet ishte banka qendrore dhe guvernatori Gent Sejko” tha ai.

Lajmet Mashtrimi me mikrokreditë, reagon ministri i Drejtësisë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>