Rohde: Kushtetuesja ka kompetenca ta kontrollojë draft-statutin e Asociacionit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e mbështetë deklaratën e homologut amerikan Jeffrey Hovenier, se Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që mund ta vlerësojë draft-statutin e Asociacionit.

Rohde ka thënë se Kosovës nuk po i kërkohet implementimi i Asociacionit, por një hap të parë në këtë drejtim, e ai është dërgimi i draft-statutit në Kushtetuese.

“E kam thënë publikisht shumë herë…Ne nuk po kërkojmë implementim të plotë të Asociacionit. Ne po kërkojmë për hapin e parë të dukshëm. Dhe ky është dërgimi i draft-statutit te Gjykata Kushtetuese e juaj. Sepse, siç tha kolegu im amerikan dje, Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion në këtë planet,që ka kompetenca të kontrollojë këtë draft-statut, asnjë institucion tjetër. Nëse Kosova nuk e bën këtë, është lehtë për palën tjetër të thotë nuk bëjmë gjë. Sepse draft-statutin për Asociacionin është e vetmja gjë që Kosova duhet të bëjë”, ka thënë Rohde.

Ai ka thënë nëse një gjë e tillë nuk bëhet do të ketë pasoja për Kosovën dhe mosanëtarësimi në Këshillin e Evropës sipas tij është një nga to.

Tutje, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjksë, Milan Radoiçiq, duhet të jap llogari.

Rohde ka theksuar se Gjermania e ka bërë të qartë këtë, dhe nëse ai nuk jep llogari në Serbi, kjo do të paraqesë problem në marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Serbisë.

Mirëpo, ambasadori gjerman në një intervistë në Tëvë1, ka thënë se ekstradimi i Radoiçiqit në Kosovë është i vështirë.

“Lideri i vetë-deklaruar i këtij grupi, Radoiçiq, ende është në arrati. Ne kemi thënë, e kemi përsëritur, që ai duhet të japë llogari. Ai është i caktuar në shumë vende,ku mbahet përgjegjës. Qartazi është shumë jo-real ekstradimi i tij, por qeveria ime e ka bërë të qartë, pasi ai është në Serbi, ai duhet të japë llogari aty, dhe derisa kjo nuk bëhet, kemi problem në marrëdhënien me Serbinë. Por, Serbisë i mbetet të bëjë këtë, dhe pritjet tona janë të qarta”, ka thënë Rohde.

Ai ka përmendur shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë, përfshirë edhe një kontingjent nga Gjermania pas këtij sulmi si tregues i KFOR-it për të ruajtur sigurinë.

Sipas tij, me gjithë këtë forcë të NATO-s në Kosovë, nuk e imagjinon një sulm nga Serbia.

“Nuk jam ekspert ushtarak, por e di që 28 vende nga vendet NATO dhe mike, janë pjesë e KFOR-it, dhe është e paimagjinueshme për mua që mund të ketë ndonjë sulm në Kosovë me këtë prezencë ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Lajmet Rohde: Kushtetuesja ka kompetenca ta kontrollojë draft-statutin e Asociacionit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>