Raportohet se këngëtarja Teuta Selimi u sulmua fizikisht nga burri dhe vëllai i saj, i denoncon në Polici

Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, dy herë brenda 48 orëve, duke e denoncuar fillimisht bashkëshortin e më pas edhe vëllain, raportojnë mediat e vendit.

Në media thuhet se rasti i parë u raportua në orët e para të së mërkurës, kur Teuta Selimi, në mëngjes e raportoi për dhunë burrin e saj, Patrik Neziri.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një konflikt verbal mes çiftit dyshohet se eskaloi në dhunë fizike, ashtu që i dyshuari e kishte goditur disa herë Teutën në kokë.

Denoncimi i këngëtares e aktivizoi Policinë, por Prokurori i Shtetit nuk ka urdhëruar masën e ndalimit policor, duke e liruar Patrik Nezirin në procedurë të rregullt.

Dyshime për dhunë ka edhe nga vëllai i saj, Agron Selimi.

Mediat po raportojnë se këngëtarja Selimi ka kërkuar ndihmë nga Policia edhe mbrëmë pas mesnate, ku ka raportuar këtë herë vëllanë e saj, Agron Selimin, për dhunë në familje.

Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht për shkak të një debati lidhur me rastin që e kishte denoncuar një ditë më parë.

Policia është vënë në lëvizje dhe ka marrë në pyetje palët e përfshira në rast dhe më pas është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, ndërsa me vendim të prokurorit, vëllai i këngëtares është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>