Reshjet e shumta të shiut përmbysen shumë rrugë në kryeqytet

Reshjet e dendura të shiut të së dielës mbrëma dhe mëngjesin e sotëm, në Prishtinë, shkaktuan sërish vërshime në shumë lagje të kryeqytetit.

Shumë rrugë në Prishtinë janë vërshuar dhe bllokuar si pasojë e këtyre reshjeve, dhe janë të pakalueshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që gjatë kësaj javës që vjen do të mbajë kryesisht mot i paqëndrueshëm në Kosovë dhe ka paralajmëruar për vërshime të mundshme.

Besimi Aliu nga IHMK tha, për RTK, se gjatë kësaj jave reshje më të mëdha shiu pritën në Rrafshin e Dukagjinit por edhe atë të Kosovës dhe se mëngjesin e sotëm reshjet e shiut ishin rreth 5 litra për metër katror, çka shkaktuan edhe vërshime të rrugëve edhe në kryeqytet.

Lajmet Reshjet e shumta të shiut përmbysen shumë rrugë në kryeqytet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>