Lajçak thotë se nëse ka gatishmëri do të thërras takim për rregulloren e BQK-së
Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm të organizojë një takim tjetër mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e rregullores së BQK-së, me kusht që ata të tregojnë gatishmëri për arritjen e një marrëveshjeje.
Lajçak tha se mbetet e paqartë se si do të ndikojë mosarritja e marrëveshjes për dinarin në jetën e qytetarëve.
“Gjatë javës së kaluar kam pritur edhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për atë që e shoh si raundin final të diskutimeve për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës. Fatkeqësisht, nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe është e paqartë se si do të ndikojë kjo në jetën e përditshme të komuniteteve të prekura në Kosovë. Unë mbetem i gatshëm të pres një takim tjetër për këtë temë, me kusht që palët të tregojnë gatishmëri të vërtetë për të arritur një marrëveshje”, ka shkuar Lajçak në profilin e tij në “Facebook”.
Ndryshe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë janë takuar disa herë, ku kanë diskutuar mbi implikimet e rregullores së BQK-së, po nuk është arritur ndonjë marrëveshje.
Lajmet Lajçak thotë se nëse ka gatishmëri do të thërras takim për rregulloren e BQK-së >> Rahoveci INFO.