RAHOVECI RREZIKON TË MBETET NËN BËRLLOK – NGA SOT NDALOHET GRUMBULLIMI I MBETURINAVE!

RAHOVECI RREZIKON TË MBETET NËN BËRLLOK – NGA SOT NDALOHET GRUMBULLIMI I MBETURINAVE!
Rahovec, 15 tetor 2026 – Qyteti i Rahovecit dhe fshatrat e tij rrezikojnë të përballen me një situatë shqetësuese pas njoftimit të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave KRM “Ekoregjioni” për pezullimin e shërbimeve të grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave nga 15 tetori, deri në një njoftim tjetër.
Sipas njoftimit të kompanisë, arsyeja e ndërprerjes lidhet me pamundësinë për të dërguar mbeturinat në deponinë e Landovicës, pasi automjeteve të kompanisë nuk po u lejohet hyrja për shkak të obligimeve financiare të papërmbushura.
KRM “Ekoregjioni” ka bërë të ditur se kjo situatë është krijuar si pasojë e obligimeve financiare të pashlyera nga komunat ndaj kompanisë, duke ndikuar drejtpërdrejt në vazhdimin e shërbimeve për qytetarët.
Ndërprerja prek si zonat urbane, ashtu edhe fshatrat e Rahovecit. Nëse situata nuk zgjidhet shpejt, qytetarët rrezikojnë të përballen me grumbullimin e mbeturinave në hapësira publike, duke krijuar shqetësime për pastërtinë dhe higjienën.
Çfarë do të bëjë Komuna e Rahovecit për ta zgjidhur këtë situatë?
Qytetarët presin përgjigje dhe zgjidhje konkrete nga institucionet komunale, në mënyrë që qyteti dhe fshatrat të mos mbeten pa një shërbim kaq të rëndësishëm.
Çka të presësh nga Smajl Latifi, kur Rahoveci rrezikon të mbetet nën bërllok?
Tashmë pritet të shihet se si do të reagojë komuna dhe çfarë hapash do të ndërmerren për të shmangur një krizë të mundshme me mbeturinat.
KRM “Ekoregjioni” u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të mos i nxjerrin mbeturinat jashtë shtëpive dhe lokaleve deri në rifillimin e shërbimeve.


