Fermerët e Rahovecit ftohen të aplikojnë për preparate kundër “cikadisë së hardhisë së rrushit”

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Rahovec ka njoftuar të gjithë fermerët e komunës për hapjen e aplikimit për përfitim të preparateve për luftimin e insektit “cikadia e hardhisë së rrushit”.
Sipas njoftimit, mbështetja do të ofrohet për sektorin e vreshtarisë, ndërsa përfitues mund të jenë fermerët dhe kultivuesit e rrushit që posedojnë së paku 0.10 hektarë me vreshta.
Po ashtu, janë përcaktuar edhe kriteret shtesë për trajtim me dron. Përfituesit duhet të kenë minimum 0.50 hektarë parcelë të pandërprerë për trajtim me dron, si dhe të posedojnë së paku 0.50 hektarë sipërfaqe totale me vreshta. Sipërfaqja maksimale e mbështetur për një përfitues është deri në 20 hektarë.
Afati për aplikim është nga 18 maj 2026 deri më 1 qershor 2026, ndërsa aplikimet dorëzohen në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Rahovec.



