Parku i qytetit në Rahovec së shpejti me pamje të re

Parku i qytetit në Rahovec pritet të pësojë ndryshime të mëdha në periudhën e ardhshme, pasi objekti i vjetër brenda kësaj hapësire tashmë është duke u rrënuar, në kuadër të projektit për transformimin dhe modernizimin e parkut.
Sipas informacioneve, investitori i ri pritet të realizojë investime serioze në këtë zonë, me synimin që parku të marrë një pamje krejtësisht të re dhe më funksionale për qytetarët.
Ky projekt pritet të ndikojë në përmirësimin e ambientit publik dhe krijimin e një hapësire më moderne për rekreacion dhe aktivitete të ndryshme për qytetarët e Rahovecit.
Banorët e qytetit kanë mirëpritur nisjen e punimeve, duke shpresuar që transformimi i parkut të sjellë më shumë gjallëri dhe kushte më të mira për vizitorët dhe familjet.
