Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

“Po mbahet në burg me kushte të tmerrshme”/ Dailymail artikull për arrestimin e Sadik Durakut, e bija thirrje Londrës: Bëjini presion Serbisë! Është i sëmurë

Media britanike DailyMail ka shkruar publikuar ditën e sotme një artikull mbi Sadik Duraku.

53-vjeçari me shtetësi kosovare dhe nënshtetësi angleze, u ndalua nga policia serbe në kufirin Kroaci-Serbi më 17 prill të këtij viti.

Ai u dërgua në Gjykatën e Lartë për Krime Lufte në Beograd dhe po akuzohet për pjesëmarrje në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe për krime të kryera gjatë luftës.

Tabloidi britanik shkruan se Duraku është i sëmurë rëndë dhe po mbahet në një burg “ferri”, referuar kushteteve të vështira.

Akuzat ndaj 53-vjeccarit janë mohuar nga familja e tij, ndërsa e bija ka deklaruar se në kohë të luftës babanë e kishte në Britani duke aplikuar për të marrë azil.

“Një ditë pasi Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit të Këshillit të Evropës, Serbia ndaloi qindra shqiptarë në kalimin e kufirit serb. Një nga ato viktima është edhe babai im, Sadik Duraku, shtetas britanik që jetonte në Brighton. Derisa të tjerët janë liruar, babai im mbeti në paraburgim. Ai po mbahet me pretendime të rreme se ka qenë anëtar i UÇK-së në 1999-n, pretendimet e tyre thonë se ka kryer krime lufte gjatë 1999-s. Procesi i azilit nënkuptoi se ne nuk mund të largoheshim nga Britania e Madhe deri në 2004-n. Në këtë moment kritik, familja jonë kërkon prova të prekshme për t’i hedhur poshtë akuzat e pabaza dhe kemi nevojë për mbështetje nga një vëzhgues në Serbi për të garantuar procedura të drejta dhe sigurinë e tij. Prandaj, dokumentimi i kërkesave tonë për azil dhe qëndrim në Mbretërinë e Bashkuar nga 1998-a deri në 1999-n është jetik. Zyra e Brendshme Britanike duhet ta ketë këtë informacion dhe së bashku me Ambasadën Britanike duhet të jetë në dispozicion të organizojë një vëzhgues. Ajo që na duhet gjithashtu është presioni i Britanisë për të liruar babanë tim”, thuhet në reagimin e vajzës së Sadikut, Suzanës.

Lajmet “Po mbahet në burg me kushte të tmerrshme”/ Dailymail artikull për arrestimin e Sadik Durakut, e bija thirrje Londrës: Bëjini presion Serbisë! Është i sëmurë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>