Kualifikimi në “Final Four”, ja si ndahen 240 milionë lekë nga FSHF për katër klubet që do luajnë për titullin

Renditja e përfundimtare e Kategorisë Superiore, ka qenë ë rëndësishme për shkak se ka përcaktuar jo vetëm, se cilat ishin katër skuadrat që shkuan në “Final Four” por edhe shumat që përfitoi secila prej tyre në bazë të renditjes përfundimtare të kampionatit.

FSHF kishte përcaktuar bonuse për renditjen në mbyllje të fazës së rregullt për katër skuadrat e para dhe pas ndeshjeve të sotme, ata mund t’i gëzohen çekut që do të përfitojnë nga FSHF.

Egnatia, si skuadra e vendit të parë, do të përfitojë 100 milionë lekë të vjetër nga FSHF. Partizani i vendit të dytë merr 70 milionë lekë të vjetër. Vllaznia e cila doli e treta në fund të sezonit të rregullt merr 50 milionë lekë dhe në fund është Skënderbeu i cili përfiton 20 milionë lekë për vendin e katërt.

Ndërkohë, për “Final 4” do të jetë vetëm fituesi ai i cili do të përfitojë premio për titullin, me një çek prej 100 milionë lekësh që do të shkojë në arkat e tij.

Lajmet Kualifikimi në “Final Four”, ja si ndahen 240 milionë lekë nga FSHF për katër klubet që do luajnë për titullin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>