“Një mik që e respektoj shumë”/ Rama flet për Mitsotakis: Është vërtetë i interesuar për forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke
Para takimit me shqiptarët këtë të diel në Athinë, media greke “Kathimerini” ka publikuar një intervistë të shkurtër me kryeministrin Edi Rama, i cili ndër të tjera komenton marrëdhëniet me homolun e tij grek.
“Kyriakos është kryeministri i Greqisë, është një mik që e respektoj shumë”, shprehet Edi Rama. Ai pohon gjithashtu se është kryeministri grek që, më shumë se çdo paraardhës i tij, me të cilin ka punuar, është vërtet i interesuar për forcimin e marrëdhënieve greko-shqiptare.
Rama ka deklaruar gjithashtu se plani për fjalimin e tij në Athinë nuk përfshin asgjë për rastin e Fredi Belerit. “Duam ta bëjmë drejtësinë të pavarur nga pushteti politik për herë të parë që kur Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane”, thekson kryeministri shqiptar.
Kryeministri Edi Rama shoqërohej në Athinë nga afërsisht 150 persona, ku bënin pjesë ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe gazetarë. Në stadiumin “Galatsi”, kreu i qeverisë u prit nga rreth 6 mijë shqiptarë të diasporës në Greqi.
Lajmet “Një mik që e respektoj shumë”/ Rama flet për Mitsotakis: Është vërtetë i interesuar për forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke >> Rahoveci INFO.