NACIONALE
Qeveria e Kosovës mban sot mbledhjen e radhës
Qeveria e Kosovës mban sot mbledhjen e radhës, e cila sipas paralajmërimit do të fillojë në orën 09:00, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në Prishtinë.
Ndonëse agjenda e detajuar e mbledhjes nuk është komunikuar ende në publik, pritet që kabineti i kryeministrit Albin Kurti të shqyrtojë draftvendimet e ministrive përgjegjese në fusha si ekonomia, arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura, siç është rasti zakonisht në mbledhjet e qeverisë. /KosovaNews/



