Milionat, pritet ta largojnë lojtarin e kombëtares nga Italia
Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta gjatë kësaj merkatoje.
Sipas mediave italiane bëhet me dije se për kapitenin e Kombëtares ka interesime nga Katari.
Skuadra e Al-Rayyan është e gatshme të derdhë milionat për shërbimet e liderit të mbrojtjes.
Drejtuesit nga Katari kanë trokitur në “zyrën” e Atalantës dhe kanë nisur punën për të kompletuar këtë operacion.
Aktualisht bisedimet mes palëve janë në fazat e para, me bergamaskët që mund të heqin dorë nga shërbimet e shqiptarit nëse vjen oferta e duhur për të. Të dyja palët po studiojnë me imtësi këtë operacion, ku synojnë të dalin të fituar.
Kujtojmë se Gjimshiti është pjesë e Atalantës që nga vera e vitit 2016.
Me bergamaskët ka zhvilluar 240 ndeshje, ku ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë po kaq asiste në të gjitha garat ku ka marrë pjesë.
Lajmet Milionat, pritet ta largojnë lojtarin e kombëtares nga Italia >> Rahoveci INFO.