Hasani: Në Pakon e Ahtisarit nuk flitet për Asociacionin që po diskutohet tani

(Lajm i përditësuar)

Hasani: Në Pakon e Ahtisarit nuk flitet për Asociacionin që po diskutohet tani

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani komentoi Pakon e Ahtisarit lidhur me çështjen e Asociacionit me Shumicë Serbe. Ai tha se aty nuk flitet për llojin e Asociacionit që po diskutohet tani.

“Ahtisari flet për Asociacion të komunitetit serb siç është Asociacioni i Komunave , asnjë shenjë më të vogël. E dyta Ashton ka qenë Asociaciono- Bashkësia e komunave me shumicë serbe. Me marrëveshjen e vitit të kaluar s’ka Asociacion është Bashkësia e Komunave Serbe efekftivisht. Ai statusi që ishte I Edi Ramës ishte me i sinqerti”, tha Hasani.


Hasani: Qeveria e ka rrezikuar shtetin me Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani  tha në emisionin ‘Click”  në RTV21 tha se Qeveria e Kosovës e ka rrezikuar shtetin me Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit.

“Sepse e ka fut në process ridefinimin e qenies shtet që është shpallë në ditën e 17 shkurtit 2008, dhe do të shihet janë detyrime që kanë me i zbatu qeveria tjetër”, tha ai.


Hasani: Përmes Marrëveshjes së Ohrit, Serbia ka fituar të drejtën me kontestu shtetësine Kosovës

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani  duke folur për tha se Marrëveshja e Ohrit dhe e atë e Brukselit në emisonin “Click” në RTV21 tha se Serbia përmes tyre ka fituar të drejtën ta konstestojë shtetësinë e Kosovës.

“ Serbia ka fitu të drejtën me pëlqimin tonë me ta konstetu shtetësinë dhe ato nuk zhëhen lehtë”, tha Hasani.

“Dhe ka pajtu që mekanizmi i BE-së me interpret cilat rregulla të BE-së kanë prioritet.” ,tha Hasani.


Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe ankesi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani  në emisonin “Click” në RTV21 tha se Marrëveshja e Ohrit dhe e ajo e Brukselit janë veprimi më i dëmshëm për Kosovën që nga Kuvendi i Prizrenit e deri më tani.

Sipas tij këto marrëveshje e rihapin çështjen e statusit të Kosovës.

“Siç është shpallë me 17 shkurt 2008 dhe e rikonfigurojnë komplet elementet bazike të shtetësisë së Kosovës.”, tha Hasanit.


Hasani: Marrëveshja e Ohrit dhe ajo e Brukselit janë veprimi më i dëmshëm për Ksovën që nga Kuvendi i Prizrenit

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani  në emisonin “Click” në RTV21 tha se Marrëveshja e Ohrit dhe e ajo e Brukselit janë veprimi më i dëmshëm për Kosovën që nga Kuvendi I Prizrenit e deri më tani.

“Për shkak se ato e kanë përmbysur projektin kushtetues të vitit 2008 në atë që ne i thojmë forcat rregullatore të Kushtetutës material që është krijuar për komunitetin serb duke i përjashtu të gjitha minoritetet tjera. I ka përmbysur qëndrimet fundamentale politike që janë prokalmuar në deklaratën e pavarësisë dhe e ka përmbysur unitetin politik”, tha Hasani.


Përgjimet Kusari Lila- Simiq, Hasani: Prokuroria nuk ish dashtë të merret me këtë

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani  në emisonin “Click” në RTV21 u pyet edhe rreth përgjimeve të publikuara të Mimoza Kusari Lilës me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Ai tha se këto janë më shumë çështje politike për vota.

“çështja e ndërhyrjes së prokuorrisë në proceset politike, unë mendoj që prokuoria nuk e ka bërë kështu, mendoj që prokuoria nuk ish dashtë , unë nuk isha marrë me këto çështje për procese politike që ndodhin.”, tha Hasani.


Hasani: Presidentja Osmani nuk po e luan rolin e saj kushtetues

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani  tha se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk po e luan rolin e saj kushtetues.

Hasani në emisonin “Click” në RTV21 u shpreh se ajo shumë herë në paraqitjet publike ka pasur diverisone të theksuara politike.

“Dhe ajo nuk është detyrë e shefes, ajo mund t’I thotë ato në fjalim kur t’i drejtohet Kuvednit 1 herë në vit, por jo për çështjet të cilat janë të një interesi të përgjithshëm”, tha Hasani


Hasani: Kosova ende me u.d të kryeprokurorit, dikush mund të ngrit çështjen e shkeljes së Kushtetutës nga ana e saj

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani duke folur për çështjen e ushqimit të ushtarëve të FSK-së , në emisionin “Click” në RTV21 u pyet edhe për rolin e Presidentes, Vjosa Osmani në këtë çështje,

“ Në rastin konkret nuk bëhet fjalë për mosfunksionim ose mosmarrëveshje institucionale për të cilat ajo ka përgjegjësi por ë rastet tjera ajo ka dështuar”, tha Hasani.

Si argument për këtë ai e përmendi faktin se Ksova për gati tri vjet është me ushtrues detyre të kryeprokurorit.

“Është e papranueshme, në çdo funksion qëndror për të cilin ajo ka me vendos nuk mund të arsyetohet për çfarë do arsye qoftë për vonesën e formimit të institucioneve, është përgjgjësi kushtetutese e saj dhe në një moment të caktuar mund të ketë pasoja.

Hasani përmendi pasojat të cilat mund të vijnë për arsyen e lartcekur.

“Mund dikush me ngrit çështjen e shkeljes së Kushtetutës , sepse po them fizionomia e shefit të shtetit në në një shtet parlamentar në të cilin jem ne definon menjëherë në ..”, tha ai.


Bojkotimi i seancave nga deputetët, Hasani: Shkelën Kushtetutën

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në emisionin “Click” në RTV21 tha se deputetët e pozitës shkelën Kushtetutën me bojkotimin e senacave të fundit të Kuvendit.

“Nuk prodhojnë pasoja juridike, thjesht process politik nuk shkon bllokohet puna vendime nuk mund të merren në ato përbërje të Kuvendit është e drejtë e pjesës tjetër të deputetëve me fol, por aty nk mund të ketë vendimarrje.”, tha ai./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker