Asllani heroi i Shqipërisë, kuqezinjtë marrin 3 pikët ndaj Gjeorgjisë

Shqipëria ka fituar me rezultat minimal ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi. Kuqezinjtë shënuan golin e vetëm të takimit me anë të Kristjan Asllanit në minutën e 48-të.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, teksa në të dytën kuqezinjtë u futën në fushë më të vendosur për të fituar.

Shqipëria pati edhe raste të tjera me Dakun, Bajramin e Tucin, por pa mundur dot të dërgonin topin në rrjetë, ndërsa vendasit u kundërpërgjigjën me Zivzivadze, Mikautadze e Kvaratskhelia, mirëpo mbrojtja “kuqezi” ishte e pathyeshme mbrëmjen e kësaj të hëne, duke mbajtur rezultatin të pandryshuar deri në fund.

Falë këtij rezultati Shqipëria ngjitet në kuotën e 6 pikëve në Grupin B1, me po aq pikë sa Gjeorgjia e Çekia, por me një golavarazh më negativ se këto të fundit.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker