Hamza takon krijuesin e PISA-s: Këshillat e tij i kam në program

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka njoftuar është takuar në Paris me Andreas Schleicher, Drejtor Global për Çështje të Arsimit të organizatës OECD.

“Andreas është i njohur botërisht si eksperti që ka zhvilluar tërë sistemin botëror të testeve dhe instrumenteve arsimore PISA. Kosova, siç e dimë, ka shënuar rezultate të ulta dhe me Andreas biseduam gjerësisht, duke i analizuar këto rezultate dhe reformat strategjike që mund t’i implementojmë shpejt në Kosovë”., ka shkruar Haza

Ai po ashtu ka thënë se analizën e Andreas e ka përfshirë në programin e tij.

“Këshillat e OECD dhe të dhënat nga PISA, si dhe analizën e Andreas e kam përfshirë tashmë në programin tim dhe pa dyshim se arsimi do të jetë prioriteti im kryesor, së bashku me ekonominë. Nuk ka ekonomi të zhvilluar dhe kuadro të përgatitura pa reforma thelbësore në arsim. Jam falënderues për takimin që patëm në zyrën kryesore të OECD dhe për ndihmën e paralajmëruar, por jam edhe i gëzuar për punën e madhe që po na pret për ta ndryshuar rrënjësisht sistemin tonë arsimor”, ka deklaruar Hamza./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker