Maqedonci takohet me ish-komandantin e KFOR-it, diskutuan për situatën aktuale të sigurisë në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka pritur sot në takim ish-komandantin e KFOR-it dhe të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Brunssum të Holandës, Gjeneral Erhard Bühler.

“Ata diskutuan për situatën aktuale të sigurisë në vend, stadin e zhvillimit në të cilin gjendet Forca e Sigurisë së Kosovës, si dhe synimin e Kosovës për tu anëtarësuar në NATO”, thuhet në njoftim.

“Ministri Maqedonci e falënderoi gjeneralin Buhler për shërbimin e tij në Kosovë si komandant i KFOR-it, për kontributin e tij të paçmim në sigurinë e vendit, për të cilën do të mbetet gjithmonë mik i Kosovës”.

Lajmet Maqedonci takohet me ish-komandantin e KFOR-it, diskutuan për situatën aktuale të sigurisë në vend >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>