Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

“Latitudes”: Vizitoni Shqipërinë, destinacioni magjepsës ku shpenzohet pak

“Latitudes”: Vizitoni Shqipërinë, destinacioni magjepsës ku shpenzohet pak
Kosova.info – Drejt, shpejt, guximshëm… 15 vite me ju!

Kuptohet që pushimet shpesh ndikohen nga faktori ekonomik. Shumë prej udhëtarëve zgjedhin destinacione bazuar në mundësitë e tyre të shpenzimeve, shkruan revista italiane e udhëtimeve “Latitudes Travel Magazine”.

Në fund të fundit, kostot e një udhëtimi shtohen mjaft shpejt.

Biletat e linjave ajrore dhe akomodimi janë zërat e shpenzimeve që kanë ndikimin më të madh në buxhet. Megjithatë, ekziston mundësia për të bërë pushime pa shpenzuar shumë.

Faqja e internetit “Condé Nast Traveler” ka sugjeruar 21 vende të lira për t’u vizituar vitin e ardhshëm.

Shqipëria është renditur mes destinacioneve që befasojnë me sharmin e tyre, dhe që ofrojnë pushime me kosto të ulët.

Ka shumë destinacione, dhe jo vetëm në Evropë, që kanë shumë për të ofruar. Shqipëria është gjithashtu një vend i nënvlerësuar nga turistët ndërkombëtarë.

Deti është një nga arsyet kryesore për ta vizituar atë, por jo vetëm. Një perlë tjetër e vendit është kuzhina tradicionale, mishi i qengjit me aromë rozmarinë, djathërat e pjekur, levreku i zi dhe lëngjet e frutave janë disa kënaqësi që duhen provuar me patjetër.

Në Tiranë ndodhet Agroturizmi Gjepali, një restorant i shndërruar në hotel me pamje nga lumi, me dhoma duke filluar nga rreth 70 euro.

Lajmet “Latitudes”: Vizitoni Shqipërinë, destinacioni magjepsës ku shpenzohet pak >> Kosova.info. Shkruar nga: kosova

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>