FOTO / Kurti e kujton dëshmorin Bahri Fazliun në 26-vjetorin e rënies së tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar dëshmorin Bahri Fazliu në 26-vjetorin e rënies së tij.

Kurti shkroi në Facebook se Bahri Fazliu bënte analiza politike të thella dhe unike për kohën.

“Pseudonimi i tij ishte “Gëzimi” por ai kishte dëshirë ta shkruante dhe ta shqiptonte “Gzimi”, sepse “kështu tingëllon më bukur” u thoshte ai shokëve. Bahri Fazliu ishte Gzimi i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës dhe Gzimi i organit të LKÇK-së, “Çlirimi”, ku ai ka botuar me dhjetëra artikuj dhe analiza politike të një niveli dhe thellësie krejt unike për kohën. Vepra e tij aq e pasur dhe komplekse prej veprimtari politik, u shua në muajt e parë të luftës në Kosovë, kur Bahriu ra dëshmor më 7 maj 1998, në Bogiqe, mes tre kufijve të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës. Por edhe në çastet e fundit të jetës, Bahriu arriti të shtinte me armën e vet duke arritur ta vriste njërin nga ushtarët jugosllavë që e vranë vet atë”, shkroi ai.

Kurti tha se Bahri Fazliu ishte “aktivisti më i kulluar politik dhe luftëtari i lirisë me trashëgiminë politike të shkruar më të dendur mes gjithë shokëve të tij gjatë viteve ’90 të shekullit të shkuar”.

Postimi i plotë:

Pseudonimi i tij ishte “Gëzimi” por ai kishte dëshirë ta shkruante dhe ta shqiptonte “Gzimi”, sepse “kështu tingëllon më bukur” u thoshte ai shokëve. Bahri Fazliu ishte Gzimi i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës dhe Gzimi i organit të LKÇK-së, “Çlirimi”, ku ai ka botuar me dhjetëra artikuj dhe analiza politike të një niveli dhe thellësie krejt unike për kohën. 

Vepra e tij aq e pasur dhe komplekse prej veprimtari politik, u shua në muajt e parë të luftës në Kosovë, kur Bahriu ra dëshmor më 7 maj 1998, në Bogiqe, mes tre kufijve të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës. Por edhe në çastet e fundit të jetës, Bahriu arriti të shtinte me armën e vet duke arritur ta vriste njërin nga ushtarët jugosllavë që e vranë vet atë.

Sot janë bërë 26 vite nga rënia e Bahri Fazliut, në përkujtim të të cilit bëmë homazhe te varri i tij në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë. Bahri Fazliu është aktivisti më i kulluar politik dhe luftëtari i lirisë me trashëgiminë politike të shkruar më të dendur mes gjithë shokëve të tij gjatë viteve ’90 të shekullit të shkuar. Përveç poezive të tij aq origjinale dhe frymëzuese, Bahri Fazliu ka lënë një korpus të tërë shkrimesh që edhe sot mund të lexohen si një kronologji e debateve politike në diskursin publik të kohës. Mes kujtimesh, homazhesh dhe nderimesh për Bahriun!

Lavdi dëshmorit Bahri Fazliu, Gzimit të luftës dhe lirisë së Kosovës!

Lajmet FOTO / Kurti e kujton dëshmorin Bahri Fazliun në 26-vjetorin e rënies së tij >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>