Lansohet projekti nga Këshilli i Evropës, Kurti: Na bashkon përforcimi i të drejtave për komunitetet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e projektit nga Këshilli i Evropës “Nxitja e kohezionit shoqëror duke përforcuar të drejtat e minoriteteve dhe gjuhët e minoriteteve në Kosovë”.

Në fjalën e tij hyrëse, kryeministri tha se sot është një ditë e përshtatshme për të nisur çdo projekt i cili synon të ketë efekte të gjera pozitive, siç është ky sot, i cili nxit kohezionin shoqëror duke përforcuar të drejtat e pakicave dhe gjuhët e pakicave.

“Në të njëjtën mënyrë, projekti i cili po na bashkon sot – duke përforcuar të drejtat dhe gjuhët e pakicave – përshtatet me mjedisin që kemi krijuar dhe do ta ketë ndikimin e tij për shkak të sistemeve për të cilat kemi punuar e përmirësuar gjatë kohës sa jemi në qeverisje”, tha Kurti.

Kryeministri ka përmendur përparimin që është arritur që nga opinioni i pestë i Komitetit Këshillimor.

“Duke filluar me verifikimin e diplomave nga Universiteti i Mitrovicës së veriut dhe bazën ligjore që kemi krijuar për verifikimin edhe të diplomave të shkollave të mesme nga shkollat që marrin mësim në gjuhën serbe.

Pastaj, aranzhimet e bëra që regjistrimi të jetë sa më gjithëpërfshirës i pakicave kombëtare me pozita të krijuara në Agjencinë e Statistikave të Kosovës për çdo komunitet jo-shumicë dhe afro 500 pozita për pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë si regjistrues dhe mbikëqyrës, në mënyrë që çdo familje të mund të kenë një regjistrues nga komuniteti i tyre; përmirësimin e teksteve shkollore të disponueshme për studentët boshnjakë dhe turq; dhe rishikimin e sistemit të mbështetjes për mirëqenie sociale, i cili përdoret në mënyrë disproporcionale nga komunitetet jo-shumicë – ku 11 për qind e familjeve që marrin mirëqenie sociale janë nga komuniteti serb dhe 14 për qind të tjerë janë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, e në fusha të tjera”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se për këtë të fundit, kryeministri tha se planifikojmë që qasja e re që po pilotojmë të inkurajojë përfituesit e pagesave të mirëqenies sociale që të kalojnë në tregun e punës si një rrugëdalje e qëndrueshme nga varfëria.

“Ne mirëpresim energjinë e re, frymëzimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen shtesë për këto dhe procese të ngjashme që sjell ky projekt i ri”, tha ai, duke shtuar se sot ne bashkohemi me ju për të festuar këtë mundësi të re për të kombinuar përpjekjet tona për këtë qëllim gjithsesi të përbashkët.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>