Geci: Fatmir Sejdiu dhe Sabri Hamiti e kanë ndarë LDK-në copësh

Aventura e Xabio Alonsos në krye të Bayer Leverkusen duket se ka ardhur drejt fundit, me teknikun gjerman që pritet të largohet në fund të këtij sezoni.

Ish-mesfushori i njohur spanjoll theu rekord në sezonin e tij të parë të plotë në krye të “Aspirinave”, duke fituar titullin pa asnjë humbje, si askush tjetër më parë dhe duke thyer gjithashtu hegjemoninë e Bayern Munchen në Bundesligë, me bavarezët që e fituan këtë kampionat për 11 vite radhazi.

Tashmë në Gjermani janë të sigurt për largimin e tij, teksa dy klube të njohura kanë shfaqur interes për spanjollin. Bëhet fjalë për Real Madrid dhe Manchester City.

Galaktikët duket se janë në sezonin e tyre të fundit me Carlo Ancelottin, me italianin që ndoshta mund ta mbyllë përgjithmonë me trajnimin.

Nga ana tjetër, në kampin e kampionëve të Anglisë shihet një erë ndryshimesh, me Guardiolën që mund të largohet nga drejtimi i “Qytetarëve”, teksa sheikët po mundohen të gjejnë pasuesin e duhur të katalanasit.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker