Osmani uron presidenten e re moldave: Osmani uron presidenten e re moldave: Putini kërcënim jo vetëm për Moldavinë, por për të gjithë Evropën
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka uruar Maia Sandu pasi është zgjedhur presidente e Moldavisë.
Përmes një postimi në platformën X, Osmani ka deklaruar se duke votuar për të përfshirë aspiratat e tyre evropiane në kushtetutën e tyre, populli i Moldavisë ka zgjedhur shpresën, unitetin dhe një të ardhme më të ndritur.
“Është një testament i fuqishëm për udhëheqjen dhe vizionin tuaj të guximshëm – një vizion i Moldavisë ku i përket: Në BE. Pavarësisht taktikave dhe operacioneve hibride të vazhdueshme të Rusisë dhe të përfaqësuesve të saj për të sabotuar votimin, demokracia ka triumfuar sërish”, ka thënë Osmani./21Media