Gërvalla takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.
Gërvalla ka njoftuar se me Berset ka diskutuar mbi arritjet e dukshme të Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.
“Takim i shkëlqyer me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset. Pata kënaqësinë të ndaj arritjet e dukshme të Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Qytetarët tanë presin të konsolidojmë së bashku vlerat tona të përbashkëta dhe të përfitojnë nga mekanizmat e mbrojtjes së Këshillit të Evropës”, ka shkruar ministrja në platformën X./21Media
Excellent meeting with @coe SG @alain_berset. I was pleased to share Kosova’s notable achievements in strengthening democracy, rule of law and human rights. Our citizens look forward to consolidating our common values together and to benefitting from @coe protection mechanisms. pic.twitter.com/P9JofPqzHW
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 22, 2024