Krasniqi uron Kurban Bajramin: Kjo festë na kujton rëndësinë e faljes, solidaritetit e kujdesit për njëri-tjetrin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka uruar besimtarët myslimanë në festën e Kurban Bajramit.

Krasniqi tha se kjo festë e paqes na i kujton posaçërisht ata që janë në nevojë.

“Gjithmonë kanë qenë këto vlera që i kanë begatuar jetërat tona, por edhe kanë ndihmuar përparimin e popujve dhe mbarë njerëzimit”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se edhe sot e tutje, le të jenë këto atribute që na prijnë në rrugën drejt realizimit të aspiratave dhe ëndrrave tona të reja si individë, si shoqëri dhe si shtet.

“Uroj që kjo ditë e veçantë të ju sjellë rehati, begati dhe lumturi në jetën tuaj dhe të familjeve tuaja. Gëzuar Kurban Bajramin!”, tha ai.

Festa karakterizohet me pelegrinazhin e Haxhillëkut dhe flijimin e kurbanit apo therjen e dashit.

Haxhillëku është një ndër pesë shtyllat e Islamit.

Sipas mundësive fizike dhe financiare, myslimanëve u kërkohet që ta kryejnë këtë ritual së paku një herë në jetë.

Rituali pesëditor mbahet në Arabinë Saudite, ku ndodhen vendet më të shenjta të Islamit

Lajmet Krasniqi uron Kurban Bajramin: Kjo festë na kujton rëndësinë e faljes, solidaritetit e kujdesit për njëri-tjetrin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>