Gërvalla: Të mblidhet Komiteti i Ministrave për pranim të Kosovës në KiE

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, njëherësh, president i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Gabrielius Landsbergis.

Sipas njoftimit të MPJD-së, tema kryesore të këtij takimi ishin përmbyllja e procesit të anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës pas mbështetjes prej 82% të votave që i dha Asambleja e Përgjithshme anëtarësimit në KiE si dhe fuqizimi i bashkëpunimit në rrugën euroatlantike të Kosovës.

“Gjatë këtij takimi ministrja Gërvalla, e shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe ambasadori Lulzim Hiseni e uroi ministrin Landsbergis për marrjen e Presidencës së Këshillit të Evropës dhe shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen që Lituania i ka dhënë Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se ministrja Gërvalla gjatë këtij takimi theksoi se, ashtu siç ka konfirmuar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Republika e Kosovës ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim dhe ofroi bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me qëllim që sa më parë të mund të mblidhet Komiteti i Ministrave për të marrë vendimin historik për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Lajmet Gërvalla: Të mblidhet Komiteti i Ministrave për pranim të Kosovës në KiE >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>