Klubi italian lartëson kapitenin e kombëtares
Kombëtarja e Shqipërisë e mbylli Grupin B me 1 pikë në Euro 2024.
Aventura në Gjermani përfundoi si vendi i fundit, edhe pse deri në fund u tentua surpriza.
Së fundmi klubi italian i Atalantës ka shpërndarë një postim mbështetës për Gjimshitin.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare është dhe mbrojtësi i tyre, teksa nuk e fshehin krenarin që ndjejnë.
“Gjithmonë krenar për ty”, shkroi Atalanta në rrjetet sociale.
Bashkë me të, ia bashkëngjiti edhe disa foto të Gjimshitit nga Euro 2024.
Berat Gjimshiti i luajti të tri ndeshjet nga minuta e parë. Sylvinho si gjithmonë i besoi atij qendrën e mbrojtjes.
Lajmet Klubi italian lartëson kapitenin e kombëtares >> Rahoveci INFO.