”Kap pushime të tjera shih ndonjë Tajlandë”, bisedat e mjekëve të Onkologjikut për pushime me lekët e të sëmurëve me kancer
Mes shumë bisedave të transkiptuara në dosjen hetimore të prokurorisë së Tiranës, është dhe një bashkëbisedim që bënin dy mjekët e onkologjikut, për pushime në Tajlandë dhe Maldive.
Këto pushime bëheshin me lekët që mernin nga pacientët e sëmurë me kancer, dhe kjo gjë evidentohet fare qartë në bisedat konkrete të bëra mes tyre.
“…Kap pushimet e tjera tani. Shih naj Tajlandë. Hë me se nuk shkon shumë, 1500 euro, 5 operacione kap brenda javës ti. Për një javë bëhesh për Maldive ti atëherë…”, evidentohet në dosjen e Prokurorisë.
Këto janë vetëm disa nga bisedat e turpshme që shkëmbenin me njëri-tjetrin mjekët e Spitalit Onkologjik, shtatë prej të cilëve bashkë me stafin mjekësor janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe janë njohur me masat e sigurisë për shpërdorim detyre.
Sipas dosjes hetimore të siguruar nga Rahoveci INFO, gjithçka ka nisur përmes një çështje për kontrabandimin e ilaçeve, ku pas verifikimit të aparateve telefonike doli më vonë se të përfshirë në këtë skemë ishin dhe mjekët e spitalit onkologjik në Tiranë.
Bisedat e zbardhura nga dosja hetimore tregojnë pazarin e mjekëve me lekët e pacientëve që ishin diagnostifikuar me sëmundje malinje, pra me kancer, dhe që paguanin para nën dorë për të marrë ilaçe për seancat e kimioterapisë.
Mjekët, kundrejt pagesave nga 250 euro deri në 1500 euro shisnin ilaçet jashtë radhe.
Më konkretisht bisedat vijojnë si më poshtë:
Mjeku X: Ami je te klinika ti, ka.
Dr. Ami Rea i përgjigjet me mesazh zanor.
Mjeku X: Ok ai shoku im ka mar CD ka ardh tek klinika. Me fol Me Gashin. Me e cu ne turqi. I kan bo ct dje dhe sot. Kan thirr neurokirurgun me e….
Dr. Ami Rea: Por un ia thash qe dje qe duhet te bejme nje ct re ri. Por sa ta lejoje situata, sepse nuk levizet dot kollaj si paciente me kupton
Mjeku X; Normal qe nuk lëviz.
Dr. Ami Rea: Mund ta sqaroah dhe
Mjeku X: E kam sqaru. Po ndryshe kur flet me ty nga afer, Se ate dit kane qene te hutuar
Dr. Ai Rea: Ok! Ngaqe un nuk jam gjithe kohen aty, dhe cdo dite ndërrohen mjeket.
Mjeket flasin për pushime
Mjeku X: Kap pushimet e tjera tani. Shih naj Tajlandë
Dr. Ami Rea: Këtu një vit! Po pse jo
Mjeku X: Hë me se nuk shkon shumë , 1500 euro, 5 operacione kap brenda javës ti. Hahahaha ca llogarie.
Dr.Ami Rea: Kirurg më di ti mua. Ku e ke bërë matematikën ti vëlla. 5×5 sa bëjnë?
Mjeku X: hahahaha llogarita 300 euro operacionin, jo 500
Dr. Ami Rea: Po lale po
Mjeku X: Për një javë bëhesh për Maldive ti atëhere.
Lajmet ”Kap pushime të tjera shih ndonjë Tajlandë”, bisedat e mjekëve të Onkologjikut për pushime me lekët e të sëmurëve me kancer >> Rahoveci INFO.