Kënga e re përplas Taynën me ish menaxherin: Sakrifikova të mos zvarriteshe si kërmilli

Kënga e re e Taynës “Si ai”  u bllokua në Youtube. Për këtë  artisjta i reagoi ish menaxherit të saj Rinor Hykolli.

Duke iu kërkuar fjale fansave të saj ajo tha se duhet durim për të rregulluar këtë problem.

Tayna përmes një postimi në Instagram në lidhje me këtë rast, është shprehur se ia ka lënë në dorë drejtësisë dhe Zotit.

“I kërkoj ndjesë dëgjuesve t’mi për videon e hequr, por unë e di që do më kuptoni, e bashkë me mua, do bëni durim para mjeranëve të cilët nuk lënë një rast t’u ikë, pa treguar sa të vegjël janë! Unë ja kam lënë në dorë drejtësisë edhe Zotit”, është shprehur tutje ajoz.

 

View this post on Instag

Në anën tjetër pasoi edhe reagimi i Hykollit i cili tha se kënga është bllokuar nga dhe kontratat që reperja ka nënshkruar për të arritur në këtë pikë të karrierës.

Hykolli ka shkruar për rrugëtimin në karrierë me këngëtaren, derisa në fund i ka uruar suksese.

“Prandaj çeshtja jone seshte me e jona por e letrave tona te shkrume e zeza mbi te bardhe e une skam cka bej me shume mbi ato qe vet kemi dakortesu me i firmos ne dite te mira apo nevoje… Une vec uroje ta mirembash ate cka me shume mund bera per ty dhe ishalla te shoh larte e me larte . Secili ne rruge te vet, me ndihmen e Zotit pacim akoma suksese me te medha!”, ka shkruar Hykolli./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>