N1 thotë se në Kosovë po zhduken dokumentet e dyfishta, radhën e ka patentë shoferi

Ka një periudhë tre mujore gjatë së cilës qytetarët mund të zëvendësojnë patentë e tyre serbe me ato kosovare dhe të cilat do të jenë në të ardhmen të vetmet të vlefshme.

Procesi i kalimit nga patentë shoferëve serbë të lëshuar për qytetarët e Kosovës, të cilët Kosova e konsiderojnë të paligjshme, po vazhdon prej më shumë se një muaji, shkruan media serbe N1.

Qytetarët e Kosovës kanë thënë se nuk kanë zgjidhje tjetër dhe po aplikojnë për patentë shofer të Kosovës, sepse duan të lëvizin lirshëm me veturat e tyre.

N1 i ka pyetur qytetarët se çfarë mendojnë për këtë:

“Siç e dikton situata, kështu duhet të bëjmë. Ne do t’i zëvendësojmë, nuk ka problem”, ka thënë një qytetar.

“Unë kam patentë shofer të UNMIK-ut, ka kohë që ka skaduar. Ata thanë se mundem me të UNMIK-ut. Kjo është arsyeja pse kam ardhur që ta zëvendësoj. Nëse mund ta zëvendësoj atë të UNMIK-ut, mirë, nëse nuk bën – atë serbe nuk e jap”, ka thënë një qytetar tjetër.

“Nuk do ta zëvendësoj ende, por do të më duhet. Çfarë do të bëj”, ka shtuar një tjetër qytetar.

Qytetarët në veri të Kosovës mund të zëvendësojnë patentë shoferët serbë me ato të Kosovës deri më 9 gusht.

Siç është paralajmëruar, pas skadimit të këtij afati, nuk do të lejohet më përdorimi i patentë shoferëve serbë nga qytetarët e Kosovës.

Nga Agjencia e Gjendjes Civile thonë se procesi po ecën pa probleme dhe se deri më tani janë ndërruar mbi 1.200 patentë shoferë.

“Procesi po zhvillohet mirë. Deri më tani rreth 1.228 qytetarë kanë aplikuar për zëvendësuar e patentë shoferët të paligjshme me të ligjshme. Ky vendim është i nevojshëm nëse qytetarët duan të regjistrojnë veturat e tyre”, ka thënë Blerim Camaj nga Agjencia e Regjistrimit Civil.

Për të kryer zëvendësimin është e nevojshme të keni letërnjoftim të Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2011 deri në vitin 2020, rreth 18 mijë qytetarë kanë ndërruar patentë shoferin serb. Mirëpo, qytetarët në veri atëbotë e bojkotuan këtë proces.

Lajmet N1 thotë se në Kosovë po zhduken dokumentet e dyfishta, radhën e ka patentë shoferi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>