Dumfriez do të dënohet për “shakan e pahijshme” ndaj Theo Hernandez

Mbrojtësi i Interit Denzel Dumfries do të hetohet pasi ai gjatë festës së titullit kampion mbante një flamur ku ishte i portretizuar së bashku me lojtarin e Milanit Theo Hernandez të cilin, siç shihet në fotografi, holandezi e mban të lidhur në zinxhirë.

Prokuroria ka marrë pamjet ofenduese dhe do të hapë një dosje. Veprimi i Dumfries bi ndesh me rregullat e Kodit të Drejtësisë Sportive i cili i detyron anëtarët për besnikëri, korrektësi dhe ndershmëri. Si lojtari ashtu edhe Interi do të shpëtojnë me një gjobë.

Siç ka ndodhur në të kaluarën, në këto festa të egra është e lehtë të kalosh nga euforia në shije të keqe. Rasti Dumfries është vetëm i fundit në një seri të gjatë, me një fund të shkruar tashmë. Në vitin 2022, me rastin e festës së Scudetto-s së Milanit, vetë Theo Hernandez së bashku me shokët e tij të skuadrës Krunic, Maignan dhe Tonali u dënuan me gjoba nga katër deri në pesë mijë euro (12 mijë për klubin) pikërisht për një pankartë të diskutueshme të shfaqur kundër Interit.

Pak ditë më vonë, lojtari i Romës, Nicolò Zaniolo, lëshoi brohoritje fyese ndaj Lazios gjatë festës së fitores në Conference League dhe pagoi një gjobë prej 4 mijë eurosh (dhe 4 mijë të tjera për Romën).

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>