“Vetëm bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe”/ Rama i përgjigjet Vulin: Shikojini fytyrën, pas të 40-ave njeriu…

Kreu i qeverisë, Edi Rama komentoi nga Mali i Zi deklaratën e zëvendëskryeministrit serb, Aleksandër Vulin.

Vulin duke iu referuar takimit të Ramës me shqiptarët që jetojnë në Athinë tha se ky ishte promovim i “Shqipërisë së Madhe”.

Shqipëria e madhe mund te ndalet vetëm nga serbet dhe bota serbe, por gjithashtu edhe nga greket; te dashurit greke mendoni për këtë”, tha Aleksandër Vulin, zv/kryeministër i Serbisë.

Sot, Edi Rama i ktheu këtë përgjigje numrit dy të qeverisë serbe:

“Një njeri i mençur ka thënë se pas të 40-ve çdo njeri mban përgjegjësi për fytyrën që ka, nëse e shikoni fytyrën e personit të cilit i referoheni, mendoj se s’ka nevojë për asnjë koment tjetër”.

Ndërkohë, ditën e djeshme, Ministria e Jashtme thirri ambasadorin serb në Tiranë, Slobodan Vukčević për t’i kërkuar sqarime në lidhje me deklaratat e zëvendëskryeministrit Aleksandër Vulin.

Ministria i përcolli diplomatit serb qëndrimin se Tirana zyrtare pret reflektim të menjëhershëm nga Beogradi zyrtar për këto deklarata të dëmshme dhe të përsëritura.

Lajmet “Vetëm bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe”/ Rama i përgjigjet Vulin: Shikojini fytyrën, pas të 40-ave njeriu… >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>