“Ku shkon ti me këtë shpejtësi”? Azgan Mërnica tregon debatin me efektivin e “Shqiponjave” para se ta vriste: Nuk jam penduar!

Zbardhet dëshmia e Azgan Mërnicës në polici pas vetëdorëzimit, 48 orë pasi ekzekutoi policin Novruz Cenalia.

“Mendova se po me shante dhe prandaj kam ndaluar të sqarohem dhe ka nisur sherri. Në një moment dukej sikur do prekte armën, pata frikë, nxora pistoletën dhe e qëllova. Nuk jam bërë pishman për çfarë kam bërë”, mësohet të ketë thënë Mërnica.

Ai tregon në mënyrë të detajuar momentin e përplasjes me efektivin e policisë.

“Unë isha duke ikur me makinë nga qyteti në fshat. Kisha marrë makinën e dajës dhe do të çoja edhe nënën te daja. Isha shpejt dhe ndërkohë shkëmbehen me makinë me policin i cili shkonte nga fshati në qytet dhe pothuajse sa nuk u përplasa me të. Ai më bëri me shenjë ndalo.

Kam zbritur nga makina, ka zbritur edhe ai nga makina, aty kemi bërë llafe. “Ku shkon ti me këtë shpejtësi?” Kur më bëri me dorë polici, mendova se më shau dhe u nxeha. Në momentin që ai u kthye të hipte në makinë, unë nxora pistoletën nga çanta dhe e qëllova në kokë nga pas.

Pastaj shkova te daja, lashë makinën atje. Dhe pastaj kam ecur nëpër fusha në këmbë, nëpër disa kanale. Kam qëndruar në këto kanale, duke lëvizur nëpër kanale për 48 orë.

Në momentin që e shikoja që s’kisha ku shkoja dhe po më hahej dhe bukë se kishte 2 ditë pa bukë, shkova te shtëpia e dajës, dhe ata kishin njoftuar ndërkohë policinë se kishin hall se do më vriste RENEA, erdhën më mori një polic shefi i krimeve të Fierit dhe vajta në drejtori“, ka treguar ai. 

Policisë i ka thënë se pas vrasjes është fshehur në pyll nëpër ferra. Ka qenë daja që ka luajtur rolin e negociatorit mes 23-vjeçarit dhe policisë për t’u vetëdorëzuar.

Ai u vetëdorëzua mbrëmjen e së mërkurës në policinë e Fierit, pas ultimatumit që iu dha familjarëve nga RENEA, e cila e kishte lokalizuar në fshatin Dërmenas. Efektivi Novruz Cenalia u vra mesditën e së hënës në fshatin Baltëz, pas një konflikti të çastit me Mërnicën.

Një rrugë e ngushtë e fshatit solli fillimisht përplasjen e tyre me fjalë, e më pas i riu nxori pistoletën që kishte me vete duke e qëlluar në kokë policin 28-vjeçar. Pas krimit Mërnica u arratis dhe dyshohet se qëndroi i fshehur për më shumë se 48 orë me ndihmën e familjarëve të tij.

Megjithatë ishin këta të fundit që e dorëzuan në polici. 23-vjeçari përballet me akuzat; vrasje të punonjësit të Policisë së Shtetit dhe armëmbajtje pa leje.

Lajmet “Ku shkon ti me këtë shpejtësi”? Azgan Mërnica tregon debatin me efektivin e “Shqiponjave” para se ta vriste: Nuk jam penduar! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>