Reagon kreu i LDK-së: Një dështim spektakular, turpërim ndërkombëtar e një dëm historik

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ia ka dërguar një letër Këshillit të Evropës me zotimin se po përgatisin një draft- statut për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai e ka quajtur këtë veprim “dështim spektakular, turpërim ndërkombëtar dhe dëm historik”.

Sipas Abdixhiku letra e Berlinit, Parisit dhe Romës “nuk ekspozon thjesht një kryeministër populist që manipulon me ndjenjat nacionale në dëm të interesave shtetarë”, por sipas tij ajo e ekspozon Kosovën si një shtet që nuk di të jetë serioz në arenën ndërkombëtare.

Ai ka shtuar se partnerët e Kosovës nuk janë militantë partiakë.

“Partnerët e Kosovës nuk janë militantë partiakë që kur Kryeministri i viziton u jep pasqyrën e shtetit të falimentuar si sukses qeveritar. Subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës nuk është platformë zgjedhore mbi të cilën merren votat. Populistët këtë peshë përfaqësimi nuk e kuptojnë dot. Prandaj dhe të turpërojnë, të dështojnë dhe të dëmtojnë.”

“LDK-ja nuk ka bërë dhe as nuk bën politikë elektorale me marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. E kuptojmë peshën e vërtetë të shtetësisë. LDK-ja qëndron e palëkundur në këtë rrugëtim, prandaj me kohë ka propozuar autorësinë e Republikës ndaj detyrimeve ndërkombëtare, si parakusht i evitimit të dështimeve historike e dëmeve pas dështimeve – ku dhe jemi sot. Në relaciont e tilla, ka një kohë kur duhet përballur me argumente politike dhe ka një kohë kur duhet qëndruar në ballë të angazhimeve ndërkombëtare. Këtu dallojnë prijësit prej populistëve, patriotët prej mashtruesve.”

Sipas tij, Kosovës dhe qytetarët nuk ua kanë borxh të ardhmen “një njeriu që luan me detyrimet e shtetësisë e që rrënon reputacionin e shtetit të Kosovës kaq keq”.
“duke i trajtuar partnerët si militantë, diplomacinë si kafehane e Kosovën si fushë mbjellje e korrjeje të votave momentale në dëm të prodhimeve të duhura ndërkombëtare, ne po shndërrohemi në një vend të zymtë dhe pa perspektivë”.

Abdixhiku ka shtuar se populistët duhet të përballen me dështimet e tyre kapitale, me humbjen e madhe kombëtare.

“Heqja dorë nga rrugëtimi euroatlantik është tragjedi. Dhe këtë heqje dore duhet ta parandalojmë si popull, si shtet si gjeneratë e ardhmja e së cilës po merret peng nga një njeri. Prandaj populistët duhet të përballen me dështimet e tyre kapitale, me humbjen e madhe kombëtare!”

Abdixhiku në fund ka shkruar “dorëheqja, më pas shpërndarja, në fund zgjedhjet dhe fitorja e politikës normale”.

Lajmet Reagon kreu i LDK-së: Një dështim spektakular, turpërim ndërkombëtar e një dëm historik >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>