Aksident i çuditshëm në autostradën Tiranë-Durrës, betonierja merr para makinat

Një aksident masiv ka ndodhur rreth mesnatës në autostradën Tiranë – Durrës. Një betonjere e cila bënte manovra të pakontrolluara në rrugë ka përplasur disa makina.

Mësohet se nga aksidenti është dëmtuar një person i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar mbi rrethanat e aksidentit. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit nga mjeti i rëndë.

Shoferi i betonieres është ndaluar nga policia.

Lajmet Aksident i çuditshëm në autostradën Tiranë-Durrës, betonierja merr para makinat >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>