​Sveçla dënon sulmin terrorist në Turqi

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka dënuar ashpër sot sulmin terrorist në kompaninë aksionare të industrive ajrore turke në Ankara, ku sipas të dhënave humbën jetën katër dhe u lënduan 14 persona.

Ai ka thënë se akte të tilla janë një tragjedi jo vetëm për viktimat dhe familjet e tyre, por për të gjithë ne që vazhdojmë të punojmë për paqe dhe siguri.

“Dënojmë ashpër këtë sulm terrorist dhe shprehim ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe i urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sveçla ndodhet për vizitë në Turqi ku sot gjatë ditës është pritur në takime të ndara nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler dhe ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya, me të cilin ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e sigurisë, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar, migrimit të paligjshëm, trafiqeve të ndryshme dhe terrorizmit.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker