Kolaj: Dënimi për korruspisonin zyrtarë është dyfishuar
(Lajm i përditësuar)
Kolaj: Dënimi për korruspisonin zyrtarë është dyfishuar
Astrit Kolaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në ”Click” të RTV21 tha niveli i dënimeve në Kosovë për korrupsionin zyrtarë është rritur.
Kolaj duke u bazuar në punën praktike tha se kanë parë që denimet për këtë nivel janë të ulta, teksa shtoi se mund të jenë dënime me gjobë dhe me kusht.
”Me kodin penal të vitit 2019 është rritur dënimi për korruspisonin zyrtarë është dyfishuar nga 5 vite në 10 vite, por nga praktika ne kemi parë se denimet për këtë nivel janë të ulta, mund të jenë dënime me gjobë dhe me kusht. Mirëpo dënimet që janë shqiptuar deri tani asnjëherë nuk janë dënime që e arsyetojnë qëllimin e dënimit që është në këtë rast lufta ndaj korrupsionit”, tha Kolaj.
Kolaj: Mos dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit nuk lidhet me individin, lidhet me dështimin e procesit zgjedhor
Astrit Kolaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në ”Click” të RTV21 duke folur për situatën e drejtësisë në Kosovë përmendi edhe mos dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit.
”Mos dekretimi i Kryeporkurorit të Shtetit nuk lidhet me individin por lidhet me dështimin e procesit zgjedhor në këtë rast”, tha Kolaj.
Kolaj: Prokuroria mund të jetë e kapuar nga elmente politike por edhe nga elmente tjera
Astrit Kolaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në ”Click” të RTV21 tha se Prokuroria në Kosovë mund të jetë e ndikuar nga grupe të ndryshme të interesit qoftë politike, apo edhe të tjera.
”Mund ta marrim shembull ku Daut Haradinaj thotë se do të arrestohen tre ministra, pas dy dite dolën lajmet për hetimet ndaj minsitrit Aliu. Prokuroria mund të jetë e kapuar nga elmente politike por edhe nga elmente tjera, kjo nuk do të thotë që nuk kemi kryeprokurë të mirë, por ju duhet vetëm guximi”, tha Kolaj.
Kolaj: Numri i deklarateve politike kundër sistetmit të drejtësisë që po ndodh nga kjo qeveri nuk ka qenë më herët
Astrit Kolaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në ”Click” të RTV21 ka thënë se Qeveria aktuale ka numër të madh të deklaratave poltike kundër sistemit të drejtësisë.
”Cdo qeveri ka pasur afera korruptive po ashtu edhe deklarata, por numri i deklarateve politike kundër sistetmit të drejtësisë që po ndodh nga kjo qeveri nuk ka pasur më herët”, tha Kolaj.
”Afera korruptive” Kolaj: Kontratat një burimore shembull që shkaktojnë korrupison të madh
Astrit Kolaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në ”Click” të RTV21 foli për rastet më të rënda të aferave publike.
Kolaj me theks të veçantë ka përmenduar kontrat një burimore që sipas tij shkaktojnë korrupison të madh.
”Po ia fillojë me aferën e rezerave shtetërore është rast eklatant, një proces publik e shndrron në rast sekret, kemi rastin e Martin Berishaj është rast i një afere që hetohet, kemi rastin e Ministrit Liburn Aliut, kemi rastin për shujtat për ushtarët e FSK-së, këtu duhet të lidhem me një rast që mund të shkaktoj korrupison të madh kontratat një burimore është një rast i paprecedent deri më tani nga një qeveri e cila ka dhënë miliona euro nga buxheti i Kosovës për kontrata njëburimore”, tha Kolaj.
Kolaj: Nuk duhet në asnjë moment të ketë ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë
Astrit Kolaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në ”Click” të RTV21 ka thënë se nuk duhet në asnjë moment të ketë ndërhyrje politike nga pushtet në sitemin e drejtësisë.
Ai gjithashtu ka shtuar se Ministri Aliu është dashtë ta dijë se zyrtarët e ministrisë së tij janë të përfshira në afera korruptive.
”Jam i bindur se secili veprim në nivelin veritkal është i kordinuar dhe secili vendim merret në kordinim me dikasterët. Unë mendoj që edhe ministri Aliu është dashtë ta dijë për këtë aferë që tani ka dalë në publik, dhe sot kemi të arrestuar një person për këtë rast”, tha Kolaj.
Kolaj: Ministri Aliu është në dijeni për hetimet ndaj tij për korrupsion
Astrit Kolaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në ”Click” të RTV21 ka thënë se Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu është në dijeni për hetimet e nisura ndaj tij për korrupsion.
”Për vet faktin që lajmet kanë qarkulluar nga mediat, në publik si dhe te Betimi për Drejtësi, unë i bindur që Ministri i Mjedisit, Aliu është në dijeni për hetimet e nisura ndaj tij”, tha Kolaj.
Kolaj tutje ka shtuar se në këtë fazë të hetimeve ‘‘Minsitri në këtë rast është i favorizuar, prokuroria është në disfavor dhe këtu ka demtime të hetimeve”.