Abazoviq: Do të jem në stadium për ta mbështetur Serbinë kundër Anglisë
![abazoviq:-do-te-jem-ne-stadium-per-ta-mbeshtetur-serbine-kunder-anglise](https://rahoveci.info/wp-content/uploads/2024/06/111780-abazoviq-do-te-jem-ne-stadium-per-ta-mbeshtetur-serbine-kunder-anglise.jpg)
Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në një prononcim për RTS-në (televizionin publik serb) ka thënë se ndeshjen e sontme ndërmjet Serbisë dhe Anglisë në Euro 2024 do ta shikojë në stadium dhe se do ta mbështesë Serbinë.
Abazoviq e dha këtë deklaratë ndërsa po e ndiqte ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë mbrëmë.
“Nesër në mbrëmje do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj se është koha për befasinë e parë të madhe, edhe një barazim dhe do të ishte rezultat i mrekullueshëm, por pse të mos besoni se Anglia mund të rrëzohet”, tha Abazoviq.
Ish-kryeministri i Malit të Zi tha se beson në kalimin e Serbisë në fazën tjetër të garës.
“Nesër është testi më i madh, nëse shkon mirë, mendoj se do të jetë një ecuri e madhe. Serbia ka individë të mrekullueshëm, mendoj se më në fund do të tregojnë se janë një ekip i madh”, tha Abazoviq.
Lajmet Abazoviq: Do të jem në stadium për ta mbështetur Serbinë kundër Anglisë >> Rahoveci INFO.