“A keni prova për takimin Dumani-McGonigal?”/ Ja si përgjigjet Meta

Kryetari i PL-së Ilir Meta, është pyetur këtë të enjte në lidhje me provat që ai disponon për akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani se është takuar me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, i dënuar tashmë në ShBA.

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, Meta deklaroi se faktet nuk do t’i nxirrte të gjitha sot, por sipas Metës, Dumani duhej të kishte dhënë dorëheqjen pas deklaratës së tij para KLP-së, kur tha se afërmendsh që gjykata vendos se çfarë kërkojnë prokurorët.

Pyetje: Keni bërë shumë akuza në drejtim të Altin Dumanit, më konkretja është ajo që ka takuar Charles McGoniga. A mund të na thoni ku e takuar Dumani Charles McGonigal, kanë qënë persona të tjerë apo jo, keni ndonjë fakt për këtë?

Ilir Meta: Faktet nuk do ti them të gjitha faktet sot. Afërmendsh unë nuk pres nga një prokuror me atë nivel aq mediokër i cili publikisht thotë që afërmendsh që gjykatat vendosin ato që kërkojmë ne. Ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Të gjithë e dinë që Altin Dumani e ka marrë vetë me qejf marrëveshjen CEZ-DIA dhe shumë mirë ka bërë që e ka marrë. Shkoni shikoni kamerat se sa herë ka shkuar është takuar me Kastriot Ismailin për ti kërkuar që ky të bënte dëshmi të rreme që ai të dilte nga burgu dhe të ndërtoheshin akuza ndaj meje. I ka kërkuar të mashtrojë të gënjejë.

Lajmet “A keni prova për takimin Dumani-McGonigal?”/ Ja si përgjigjet Meta >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>