Pse dhëndri i Trump do të rindërtojë ministrinë famëkeqe të Millosheviçit?

Prej më shumë se një muaji, Serbia është përfshirë nga një debati i madh mbi një projekt të Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, në një vend me rëndësi të veçantë historike në qendër të kryeqyteti serb, Beogradit.

Kushner, i cili është zhvillues i pasurive të patundshme, ka rënë dakord me qeverinë serbe për të ndërtuar një seri rrokaqiejsh në vendin ku gjenden rrënojat e selisë së vjetër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, e cila u bombardua nga NATO gjatë një operacioni ushtarak që synonte t’i jepte fund spastrimin etnik në Kosovë në vitin 1999.

Problemi është se në Serbi, rrënojat e Generalštab, siç quhet ndërtesa nga serbët (që do të thotë Shtabi i Përgjithshëm), konsiderohen si një lloj memoriali i vuajtjeve të popullatës gjatë bombardimeve të NATO-s. Për këtë arsye, në të dhe përreth ka pasur deri më sot kufizime të planeve urbanistike.

Ndaj një pjesë e konsiderueshme e popullsisë është kundër prishjes së saj, sidomos nëse ndërtesat e reja do të ndërtoheshin nga Shtetet e Bashkuara, pra vendi që udhëhoqi operacionin e bombardimeve 25 vjet më parë.

Pastaj janë edhe problemet politike, të cilat lidhen me faktin se përfshirja e familjes Trump në një projekt të madh në Serbi, mund të përbëjë një konflikt interesi, në rast se Donald Trump fiton sërish në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.

Rrënojat e Generalštab, një ndërtesë e madhe e stilit modernist, zënë dy blloqe në qendër të Beogradit, dhe janë një pjesë e rëndësishme e narrativës nacionaliste serbe. Ndërtesa (e cila ishte praktikisht e papërdorur në atë kohë) u bombardua në vitin 1999 gjatë një operacioni të NATO-s për të ndaluar operacionet e spastrimit etnik të ushtrisë dhe milicive serbe në Kosovë.

Bombardimet e NATO-s, nisën pas disa muajsh luftë të armatosur midis Serbisë dhe Kosovës, gjatë së cilës Serbia u akuzua në mënyrë të besueshme për kryerjen e masakrave etnike dhe krimeve të luftës. Rreth 13.000 shqiptarë të Kosovës u vranë në atë periudhë, dhe qindra mijëra u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre.

Bombardimet e NATO-s nisën më 24 mars 1999 dhe zgjatën dy muaj e gjysmë. Dhe megjithëse u shoqërua me shumë vështirësi dhe polemika, ato e detyruan Serbinë të tërhiqej nga Kosova, gjë që u pasua me fillimin e një operacioni paqeruajtës ndërkombëtar.

Numrat e viktimave që shkaktuan bombardimet janë shumë të debatuara. Për shembull sipas qeverisë serbe, operacioni i NATO-s vrau më shumë se 2.000 civilë. Ndërkohë sipas vlerësimeve të bëra nga disa organizatave ndërkombëtare, të vdekurit ishin rreth 500, nga të cilët vetëm 200 ishin civilë.

Sidoqoftë, bombardimet e NATO-s janë bërë që atëherë qendra e narrativës nacionaliste serbe, e cila e paraqet vendin si viktimë të një sulmi të pajustifikuar nga Perëndimi, duke lënë mënjanë qartë spastrimin etnik dhe të gjithë precedentët e tjerë.

Në këtë kuptim, Generalštab është bërë një nga elementët themelorë të kësaj narrative: për një pjesë të madhe të serbëve, mbajtja e një ndërtese të madhe të rrënuar (dhe e zbukuruar me postera me tema ushtarake) në qendër të qytetit, është dëshmi se vendi ishte viktimë e sulmit.

Megjithatë për familjen Trump, një ndërtesë e madhe e rrënuar në qendër të një qyteti të madh në zgjerim, është një mundësi shumë e mirë investimi. Donald Trump nisi të interesohej për Generalštab që në vitin 2013, kur nuk kishte hyrë ende në politikë.

Më pas, ai bëri disa propozime konkrete, të cilat megjithatë nuk u konkretizuan. Negociatat rifilluan në vitin 2020, këtë herë midis qeverisë serbe dhe kompanisë së Jared Kushner, dhëndrit të Trump që ishte pjesë e administratës së tij.

Ndër të tjera Kushner do të dëshironte të prishte një pjesë të madhe të zonës dhe të ndërtonte në vend të saj një kompleks që përfshin një hotel luksoz, apartamente dhe një muze për të përkujtuar bombardimet e NATO-s.

Fillimisht sekret, projekti u zbulua në shkurt nga politikani i opozitës Aleksandar Jovanoviç, i cili krijoi një kauzë të madhe politike dhe mediatike, duke pretenduar se qeveria, e udhëhequr nga nacionalisti Aleksandar Vuçiç, po ia shet një kompanie amerikane kujtesën kombëtare.

Menjëherë pas këtij zbulimi, vetë Kushner bëri publike disa pamje të projektit (si dhe të

një plani tjetër zhvillimi në Shqipëri). Dhjetëra mijëra serbë kanë nënshkruar një peticion, ku kërkohet pengimi i ndërtimit të rrokaqiejve.

Ndërkohë, një mosmarrëveshje tjetër lidhet me faktin se Bashkia e Beogradit ka vendosur kufizime të planifikimit urban në zonë që nuk mund të anulohen pa një leje speciale. Por tani për tani, Kushner dhe qeveria serbe kanë arritur vetëm një marrëveshje në parim dhe nuk kanë përcaktuar detajet e planit, i cili ende mund të anulohet.

Projekti për Generalštab, si dhe ai nga Jared Kushner, do zbatohet edhe nga një tjetër anëtar i famshëm i ish-administratës së Donald Trump, Richard Grenell, shumë i kontestuar kur mbante postin e ambasadorit të SHBA-së në Gjermani, dhe më pas i caktuar si i dërguar i qeverisë amerikane për negociatat e paqes midis Serbisë dhe Kosovës.

Në këtë funksion, Grenell ndërtoi marrëdhënie miqësore dhe të frytshme sidomos me anëtarët e qeverisë serbe, aq sa në atë periudhë ai u akuzua se u rreshtua fuqishëm në anën e serbëve dhe kundër kosovarëve, pavarësisht se kishte një rol që duhej të qëndronte neutral.

Po ashtu, në vitin 2020 ai u përpoq të provokonte dorëheqjen e kryeministrit kosovar Albin Kurti, të cilin e konsideronte tepër armiqësor. Grenell i mbajti marrëdhëniet shumë të mira me Serbinë edhe pas përfundimit të administratës Trump.

Për shembull në vitin 2021, ai publikoi në profilin e tij në Instagram një video që e tregonte atë dhe ministrit serb të Financave Sinisa Mali, duke festuar në një klub nate në Beograd (çuditërisht, të dy këndonin këngën e famshme italiane “Bella Ciao”, e cila në atë periudhë ishte bërë shumë e njohur në disa vende, sidomos falë serialit Netflix, “Money Heist”).

Nëse Donald Trump do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, Grenell është një nga kandidatët e mundshëm për t’u bërë Sekretar Shteti, pra shef i diplomacisë amerikane. Edhe për këtë arsye, lidhjet e forta të dy personave shumë të afërt të Donald Trump me qeverinë serbe po shkaktojnë shqetësime lidhur me një konflikt të mundshëm interesi.

Ketlin Clark, profesoreshë në Universitetin e Uashingtonit, tha për New York Times se “ekziston shqetësimi se qeveria serbe mund të përpiqet të ndikojë mbi Donald Trump nëse ai rizgjidhet president, përmes bërjes biznes me familjen e tij”.

Lajmet Pse dhëndri i Trump do të rindërtojë ministrinë famëkeqe të Millosheviçit? >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>