5 persona ndalohen për 48 orë për rastin në Podujevë ku u plagosën 4 persona

Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Deri tani, nga ana e prokurorit të shtetit, masë e ndalimit (48 orë) është shqiptuar për pesë persona të dyshuar dhe rasti është cilësuar si vrasje në tentativë”, tha Ahmeti.

Sot janë plagosur tre persona me armë të zjarrit dhe një me thikë, të cilët më pas janë dërguar në Emergjencë në QKUK. Njëri prej tyre është liruar dhe më pas është arrestuar nga Policia.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë për media se nga hetimet fillestare dyshohet ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve.

Lajmet 5 persona ndalohen për 48 orë për rastin në Podujevë ku u plagosën 4 persona >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>