Një person theret me thikë në Orllan të Podujevës

Një person është therë me thikë sot në Orllan të Podujevës.

Këtë e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa po intervistohen tre persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rast.

“Sot rreth orës 19:00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në fshatin Orllan të Podujevës. Në këtë rast nga një mjet i mprehtë (thikë)  është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, tha ajo.

Lajmet Një person theret me thikë në Orllan të Podujevës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>