Gazetarët paralajmërojnë arrestimin e një politikani të rëndësishëm nga SPAK: Ndodh këtë fundjavë!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qëndruar të martën për më shumë se 7 orë në SPAK, ku është pyetur lidhur me hetimet që Prokuroria e Posaçme po kryen për inceneratorin e Tiranës. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, kryebashkiaku Veliaj ka thënë se dëshminë e tij prej 7 orësh, e ka dhënë si bashkëpunëtor teksa ka shtuar se ka dhënë të gjitha shpjegimet e nevojshme për inceneratorin e Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj ka thënë se ndihet më i lehtësuar që më në fund pati dhe ai mundësinë që të thotë fjalë e tij teksa ka shtuar se kolegët hetues i kanë kërkuar të për çështje të sekretit hetimor të mos i ndajë me gazetarët provat e tjera që ka sjellë Bashkia e Tiranës në SPAK.

Dëshmia e Veliajt ishte një moment i paralajmëruar prej javësh, që prej se SPAK vuri në pranga drejtorët e “5D”. Megjithatë, prokurorët nuk e kanë pyetur kryebashkiakun e ish-vartësit e tij tanimë pas hekurave, por dosjen e inceneratorit të Tiranës. Kryebashkiaku i Tiranës thotë se çështja e djegësve është ezauruar pas dhënies së dëshmisë nga ana e tij dhe paraqitjes së dokumenteve për një nga aferat e dyshuara më të mëdha në vend, me kosto miliona euro për buxhetin e shtetit.

Megjithatë, gazetarët të cilët mbulojnë zhvillimet pranë Prokurorisë së Posaçme paralajmërojnë arrestimin e një funksionari të lartë politik në vend, brenda kësaj jave. Fillimisht ishte gazetarja Anila Hoxha e cila e ftuar në “Top Story” me Grida Dumën tha se ka fjalë që qarkullojnë pranë Gjykatës së Posaçme se një politikan i lartë ose të shtunën ose të dielën, pritet të arrestohet. “Thashethemi ishte se SPAK kishte kërkuar urdhër arrest, por masa e sigurisë ishte kthyer, kjo ishte e pabazuar”, tha ajo.

Mirëpo, pas kësaj deklarate të Anila Hoxhës, një tjetër gazetare flet për një arrestim të mundshëm.

Glidona Daci gjatë një lidhje direkt për emisionin “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu, i kërkoi këtij të fundit që të mos largohej nga Shqipëria këtë fundjavë, duke paralajmëruar pikërisht një arrestim të nivelit të lartë.

Edhe gazetarja Klodiana Lala paralajmëroi disa ditë më parë se një goditje e bujshme po përgatitet nga SPAK dhe si moment kur kjo pritet të ndodhë sërish mendohet fundjava…

Por kush do të jetë politikani i rëndësishëm që do të përfundojë në “rrjetën” e SPAK?

Reagimin më të fundit nga SPAK për Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën nëse ka masë sigurisë dhe përgjigjja zyrtare e SPAK është “nuk kemi asnjë përgjigje apo koment për t’ju komunikuar”.

Fundjava po vjen! Mbetet për t’u parë se kush do të jetë funksionari i lartë politik që do t’i duhet të japë llogari para drejtësisë.

Lajmet Gazetarët paralajmërojnë arrestimin e një politikani të rëndësishëm nga SPAK: Ndodh këtë fundjavë! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>