NACIONALE

Gërvalla: Pesë marrëveshje ndërkombëtare për avancimin e drejtësisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar pesë projektligje që synojnë forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe mekanizmave të drejtësisë në çështjet civile dhe penale.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, pas mbledhjes së 11-të të Qeverisë.

Projektligjet e miratuara përfshijnë:

  • Projektligjin për ratifikimin e Konventës së Hagës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës (2005).
  • Projektligjin për ratifikimin e Konventës së Ljublanës-Hagës për Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimeve Ndërkombëtare.
  • Projektligjin për ratifikimin e Konventës së Hagës për Aktgjykimet (2019).
  • Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Francës.
  • Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike ndërmjet Kosovës dhe Francës.
    Sipas Gërvallës, këto marrëveshje dhe konventa lehtësojnë njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, si dhe fuqizojnë mekanizmat për luftimin dhe ndjekjen penale të krimeve më të rënda.
    “Republika e Kosovës po e forcon sundimin e ligjit edhe përmes bashkëpunimit ndërkombëtar. Drejtësia nuk njeh kufij kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit dhe luftimin e pandëshkueshmërisë”, ka shkruar Gërvalla.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!