Trump në epërsi ndaj Harris, kompanitë e basteve i japin shanset më të mëdha fitores së republikanit

Donald Trump ka hapur epërsinë e tij më të madhe ndaj Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë vetëm tre javë para zgjedhjeve të nëntorit sipas kuotave të basteve.

Si tregjet amerikane dhe ato ndërkombëtare të basteve u zhvendosën në favor të një fitoreje të Trump gjatë fundjavës, me faqet e parashikimit si Polymarket dhe PredictIt që tregojnë shanset presidenciale të Trump përpara atyre të kandidates demokrate.

Është hera e parë që Trump është në krye të tregut të basteve që nga debati presidencial i 10 shtatorit, në të cilin Harris u konsiderua gjerësisht si fituesja. Kuotat e kandidates demokrate, megjithatë, kanë qenë në stanjacion që atëherë, ndërsa Trump ka qenë në rritje.

Sipas Polymarket fitorja e Trump ka 57.5% shanse që të realizohet kundrejt 42.5% të Harris.

Polymarket thotë se ish-presidenti ka avantazhin në gjashtë nga shtatë shtetet kryesore të lëvizjes. Kandidati republikan parashikohet të fitojë Arizonën (68%), Gjeorgjinë (64%), Pensilvaninë (54%), Miçiganin (52%), Karolinën e Veriut (63%) dhe Wisconsin (52%).

I vetmi shtet në fushëbetejë ku Harris ka mbajtur një epërsi të lehtë është Nevada, ku asaj iu dha një shans 51% për fitore, ndërsa shanset e Trump qëndronin në 49%.

Lajmet Trump në epërsi ndaj Harris, kompanitë e basteve i japin shanset më të mëdha fitores së republikanit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>