Haradinaj: Kurti po e gënjen diasporën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri, Albin Kurti e ka gënjyer mërgatën shqiptare gjatë takimeve me ta.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shtuar se Kurti po e viziton mërgatën vetëm në prag të zgjedhjeve, dhe në takimet me ta, do të duhej ta thoshte të vërtetën e plotë për Kosovën.

“T’u thoshte bashkëkombësve tanë se ai dhe qeveria e tij e kanë lënë pa bukë Ushtrinë e Kosovës; sepse i kanë vjedhur rezervat ushqimore, miell e vaj, që vendit i duhen në kohë krize”, ka shkruar Haradinaj./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker