Kurti diasporës në Këln: E nderojmë Gjermaninë dhe juve për kontributin e dhënë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takuame bashkatdhetarët në qytetin e Këlnit.

Kurti ka shprehur mirënjohjen ndaj mërgatës për kontributin e pandërprerë për vendin tonë dhe u shpreh se ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës.

“Ne si shtet, si republikë dhe si histori, ju jemi thellësisht mirënjohës. Gjermania ka qenë shtëpia ku ju keni lulëzuar, duke e mbajtur gjallë frymën e atdheut dhe mbijetesën e kombit. Ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës. Jo vetëm në aspektin diplomatik dhe ekonomik, por edhe në atë ushtarak. Ne nderojmë Gjermaninë dhe ju nderojmë juve, për mënyrën sesi keni kontribuar në shoqërinë e saj, duke ruajtur njëkohësisht lidhjet e forta me atdheun tuaj”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu Kurti, përmendi disa prej sukseseve gjatë mandatit  qeverisës.

”Gjatë mandatit tonë qeverisës ku janë dyfishuar eksportet e më shumë se dyfishuar investimet e huaja, gjersa kemi rritur buxhetin e shtetit e ulur borxhin publik. “Po ashtu kemi investuar në fusha kyçe si mbrojtja e siguria, arsimi e shëndetësia, bujqësia e teknologjia” tha Kurti./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker