Nga janari deri në shtator 70 persona humbën jetën në aksidente trafiku

70 persona kanë vdekur nga janari e deri në muajin shtator të këtij viti si pasojë e aksidenteve të trafikut.

Kjo për rtv21.tv u bë e ditur nga zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha i cili tha se nga këta 70 persona që kanë humbur jetën, 55 për qind e tyre kanë qenë ngasës dhe 24 për qind të aksidenteve fatale kanë qenë vetaksidente.

“Sipas analizave të aksidenteve në vendin tonë; gjatë periudhës së këtij viti, nga shtatëdhjetë (70) persona që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën “Janar-Shtator 2024”, Tridhjetenëntë (39) apo rreth 55%, kanë qenë shofer, perderisa rreth 24% të aksidenteve fatale kanë qenë vetë-aksidente”, ka thënë ai.

Tutje, policia ka bërë apel për të gjithë pjesmarrësit në trafik që të jenë vigjilent dhe të respektojnë shenjat rrugore./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker