Pengohet ndihma humanitare për Gazën, SHBA kërcënon Izraelin me ndërprerjen e mbështetjes ushtarake

SHBA-ja kërcënoi Izraelin se do të ndërpresë disa ndihma ushtarake nëse nuk rrit aksesin e ndihmave humanitare në Gaza brenda 30 ditëve.

Paralajmërimi me shkrim nga administrata Biden drejtuar qeverisë së Netanyahut është paralajmërimi zyrtar më i fortë i njohur i dhënë aleatit amerikan që nga fillimi i luftës në Gaza.

Në letrën, të nënshkruar nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin të martën, SHBA tha se ka “shqetësim të thellë” për “përkeqësimin e situatës humanitare” në rajon.

Sipas letrës, Izraeli mohoi ose pengoi gati 90% të ndihmës humanitare që po transportohej brenda Gazës muajin e kaluar.

SHBA gjithashtu deklaroi se urdhrat e evakuimit kanë detyruar pothuajse dy milionë njerëz në një rrip të ngushtë ku ata janë në “rrezik të lartë”.

Lajmet Pengohet ndihma humanitare për Gazën, SHBA kërcënon Izraelin me ndërprerjen e mbështetjes ushtarake >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>